
Sevilla mori dje një fitore të rëndësishme në shtëpi 1-0 ndaj Villareal. Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Ocampos në mintuën e 16-të, ndërsa vendasit arritën të ruanin rezultatin deri në fund, falë edhe një gabimi fatal të Gerard Moreno.
Villareal kishte shansin e artë për të barazuar ndeshjen në minutën e 80-të ndeshjes, por sulmuesi spanjoll, një metër larg dhe me portën bosh e nxjerr jashtë.
Të gjithë shokët e skuadrës dhe trajneri nuk i besojnë syve pasi nga ai pozicion ishte më e vështirë për të nxjerr topin jashtë sesa për të shënuar gol. Ky rast ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale dhe është konsideruar si rasti i humbur i sezonit.
https://www.youtube.com/watch?v=d-P5kLXqjys&t=16sPoll