
Sapo ka përfunduar ndeshja mes Interit dhe Leverkusen, me rezultatin 2-1. Barella ka kaluar zikatërit në avantazh në minuten e 14-te. Lukaku shënon të dytin në minutën e 20-të. Gjithçka ka ardhur pas një rrëmuje në zonë. Në të 22-ten, Havertz ngushton shifrat. Kështu, Inter kalon tutje.
Inter mat forcat me Leverkusen në Dusseldorf, me takimin e Europa League që fillon në orën 21.00. Trajneri Conte ka bërë publik formacionin me të cilin do zbresë në fushë, ku nuk ka ''kursyer'' më të mirët. Vlen të theksohet aktivizimi i Gagliardinit, i cili i ka lënë në stol sërish Eriksenin. Zikaltërit janë favorit për të kaluar më tutje, por gjermanët besojnë te surpiza.
FORMACIONET:
Inter (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; D'Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.
Bayer Leverkusen (4-2-3-1): Hradecky; L. Bender, S. Bender, Tapsoba, Sinkgraven; Palacios, Baumgartlinger; Havertz, Demirbay, Diaby; Volland.