Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ "MBRETI!" Është idhulli i Myrto UZUNIT, Cristiano RONALDO motivon sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "MBRETI!" Është idhulli i Myrto UZUNIT, Cristiano

Myrto Uzuni është në formën më të mirë të karrierës deri tani teksa ka shënaur plot 18 gola akoma pa u mbyllur sezoni në La Liga 2 me Granadan dhe është padyshim lojtari më i mirë në këtë kompeticion. Prej kohësh, shqiptari ka deklaruar hapur se ka idhull Cristiano Ronaldon, me të cilin kanë ndarë edhe fanellat kur përballeshin para disa vitesh në ndeshjen Juventus – Ferencvaros.

Me një postim në rrjetet sociale, beratasi ka ndarë një video ku motivohet nga fjalët e portugezit në një intervistë të tij disa vite më parë dhe mbi të shkruan: Mbreti.

“Dua të them që ndihem i lumtur, e gjitha kjo ndodhi për një arsyë, arsyeja është që unë jam i pabesueshëm brenda fushës dhe për këtë, njerëzit kanë interes të madh tek unë. A jam futbollisti më i mirë në botë? Mendoj se po, në mendjen time unë jam gjithmonë më i miri. Nuk më intereson se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë, çfarë thonë. Në mendjen time, jo vetëm këtë vit por gjithmonë, unë jam më i miri.”-tha portugezi në një intervistë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga