Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Mbaruan pushimet, Lionel MESSI kthehet si kampion bote te PSG

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mbaruan pushimet, Lionel MESSI kthehet si kampion bote te PSG
Argjentina ia doli të ngrinte në qiellin e Katarit trofeun e Kupës së Botës, duke shtuar kështu edhe yllin e tretë në fanelën e tyre. Kjo ishte një arritje e madhe edhe për Lionel Messin, i cili e fitoi këtë trofe për herë të parë në karrierën e tij, duke e shtuar kështu në muzeun e trofeve. Pas përfundimit të kampinatit botërorë, “Pleshti” vazhdoi disa javë pushime të dhuruara nga PSG, teksa vetëm mëngjesin e ditës së sotme Messi është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës. 35-vjeçari kthehet kështu në Paris si kampion bote, ndërsa dukshëm është qeshur dhe i lumtur. Messi ka takuar edhe shokët e tij të skuadrës të cilët e kanë përgëzuar për triumfin në Katar, ndërsa tashmë do të synojë të fitojë Champions League me fanelën e PSG-së, trofe i shumëdëshiriar nga parizienët, por pritet gjithashtu të rinovojë me kampionët e Ligue 1.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga