Manchester Cityt ka fituar 0 me 1 në transfertën e Bournemouth, për 3 pikë me vlerë në Premier League. Ndeshja e vlefshme për javën e 26-të pa Foden si autor të golit të vetëm, që mbylli llogaritë në pjesën e parë.
Foden me paraqitjen e tij ishte dhe lojtari i ndeshjes, pasi skuadra e Cityt nuk funksionoi dhe aq mirë. Trajneri Guardiola mund t’i kënaqet vetëm pikëve të marra pas kësaj ndeshje.
Kujtojmë se me 26 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez, City ndodhet në vendin e dytë. Vetëm me 1 pikë më shumë, Liverpool mban kreun e tabelës.
Goli i shënuar nga Foden: (VIDEO)