Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Manchester City "fluturon" në finalen e Champions League, "thyen" PSG-në

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Manchester City "fluturon" në finalen e Champions League,

Manchester City është finalistja e Parë e UEFA Champions League, për këtë sezon. "Qytetarët" triumfuan sonte 2-0 ndaj PSG-së në Etihad Stadium, ndërsa fituan edhe në Parc de Princes 1-2.

Goli i parë erdhi shumë shpejt, që në minutën e 11-të me Mahrez. I dyti vjen pas një kombinimi Foden-Mahrez, me algjerianin që "tund rrjetën" në të 63-tën. 20 minuta nga fundi, Di Maria tradhtohet nga nervat dhe merr karton të kuq, teksa godet Ferdinandinhon në këmbë, me lojën që ishte e ndalur, pasi topi kishte dalë jashtë vijave kufizuese.

Manchester City do mësojë nesër rivalin që do ketë në finale, i cili do jetë njëri mes Chelseat dhe Real Madrid.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga