Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Mallorca e MURIQIT ia bën rrugën “malore” Realit, titulli duket larg

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mallorca e MURIQIT ia bën rrugën “malore” Realit,

Mallorca ia ka dalë të sigurojë fitoren ndaj Real Madrid në La Liga., teksa kanë triumfuar 1-0. Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në minutën e 13-të, kur Vedat Muriqi detyroi Nachon të dërgonte topin në portën e tij.

Në fillim goli u konsiderua i sulmuesit të pëfaqësueses së Kosovës, por më pas La Liga ia heq të “drejtën” e autorsisë “dardanit”.

“Los Blancos” pati mundësinë të barazonte rezultatin në minutën e 59-të, por Asensio dështoi të shënonte nga penalltia.

Me këtë fitore, Mallorca tani shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e 10-të në tabelë. Në anën tjetër, Real Madridi mbetet i dyti me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më më shumë për të zhvilluar. Katalanasit do të luajnë sonte nga ora 21:00 në “Camp Nou” me Sevillan.

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga