
Kanë përfunduar pjesët e para të 11 sfidave të orës 18:55 në Europa League. Kryesfida e këtij raundi midis Lazio dhe Celtic ka përfunduar me rezultatin 1-1. Teksa lacialët kanë shënuar të parët me Immobile dhe janë barazuar nga Forrest në minutën e 38. Ndërkohë i njëjti rezultat vazhdon edhe midis Basel dhe Getafes. Sfida në të cilën janë shënuar më shumë gola është ajo e Dudelange dhe Sevilla (0-4).
Në 11 sfidat e Europa League gjithësej në pjesën e parë janë shënuar 15 gola.
Rezultatet
Apoel-Qarabag 0-1
Basel-Getafe 1-1
Dudelange - Sevilla 0-4
Lazio - Celtic 1-1
Kopenhagen - Din. Kiev 1-0
Krasnodar -Trabzonsport 2-0
Linz - PSV 0-1
Rosenborg - Sporting Lisbon 0-2
CFR Cluj - Rennes 0-0
Standart Liege - Ein. Frankfurt 0-0