Në ligën e dytë të futbollit të Rusisë shpërthen dhunë masive në stadium gjatë takimit FC Fakel-Dinamo Moskë. Ashtu siç raportojnë mediat e huaja, incidentet kanë nisur disa orë para se të startonte takimi mes dy skuadrave të kategorisë së dytë të Rusisë. Rreth 70 huliganë të skuadrës së Fakel kanë sulmuar 30 tifozë të Dinamo së Moskës, të cilët ishin në gjendje të dehur.
Përleshja ka zgjatur rreth 2 minuta, ndërsa sherri është shuar pas ndërhyrjes së policisë. 10 tifozë mbetën të plagosur, kryesisht të Dinamos së Moskës.
Gjatë ndeshjes, ka pasur tjetër luftë, disa tifozët e Dinamos lanë tribunën e tyre për t'iu vërsulur atyre të FC Fakel që ndodheshin në anën tjetër të stadiumit. Në këtë rast, policia ndërhyri në kohë më të shpejtë për të ndërprerë ndonjë tragjedi të mundshme. Ndeshja u ndërpre fillimisht, por më pas rifilloi dhe përfundoi 2-1 për FC Fakel.
https://www.youtube.com/watch?v=8gF6dtiLpLo
https://www.youtube.com/watch?v=vNlDxd92xGs
