
River Plate nuk ia ka dalë ndaj Palmeiras megjithëse ka fituar dje 0-2 në transfertë. Ndeshja e parë në Argjentinë ka parë Palmeiras fitimtar 3-0, ndërsa këta të fundit u kualifikuan mes drithërimash në finalen e Kupës Libertatores.
Ndeshja e dytë ka folur për miqtë, që pas dy golave kanë parë t'u anullohet një gol dhe një penallti nga VAR. Shtyllë e goditur në fundin e ndeshjes dhe mjaft kartona kanë përcaktuar një 90 minutash që në fund ka parë lot tek të gjithë, disa nga gëzimi e disa nga suksesi.
Miqtë kaluan në avantazh me Rojas në të 29 minutë, teksa Borre në të 44 do rriste shpresat e River Plate. Në minutën e 52 për argjentinasit u anullua një gol për pozicion jashtë loje dhe në të 73 u akordua karton I kuq për Rojas.
Fundi I ndeshjes ishte dramatik, me arbitrin që akordoi 11 metërsh për argjentinasit por e ktheu vendimin pas konsultimit me Var. Kështu, Palmeriras kalon në finalen e Kupës Libertatores, duke pritur me ankth ndeshjen mes Santos dhe Boca Juniors (0-0 takimi i parë).