
Stadiumi “Loro Boriçi” po i nënshtrohet një rikonstruksioni total, ku më shumë se prej një viti që po punohet në të. Arena shkodrane duket se edhe pak gjëra i kanë mbetur nga inagurimi i tij, pasi pothuajse të gjithë punimet kanë përfunduar. Është vendosur edhe sistemi i ndriçimit, një ndër aksesorët e fundit të tij. Ditën e djeshme është tesutar përqark stadiumit dritat e vendosura në të që do t’i japin një bukuri mahnitëse këtij impianti të kombëtares Shqiptare. Kombëtarja Shqiptare do t’i luajë ndeshjet e raundit të parë eliminator të botërorit “Rusi 2018” në këtë stadium, ku ka rreth 18 mijë vende.
Poll