
Liverpool mori një triumf jetik ndaj Burnleyt, me shifrat 0-3. Të kuqtë shënuan golin e parë në fundin e pjesës së parë, me Firmino. Pjesa e dytë nis shumë mirë për të besuarit e Klopp, të cilët "tundin rrjetën" me Philips, pas një pasimi të Mane. Me qetësinë e duhur, i treti erdhi nga Chamberlain, në fund.
Kështu, Liverpool futet në zonën Champions, në vendin e katërt, me 66 pikë, duke spostuar Leister një vend më poshtë. Në krahun tjetër, Burnley është e 17-ta. Kjo ishte java e parafundit në Premier League, teksa takimet e ardhshme janë vendimtare.
Poll