
Bayer Leverkusen ka fituar 2 me 0 përballë Wolfsburg. Ndeshja e vlefshme për javën e 25 të Bundesligës, ndihmoi Leverkusen që të shkonte sërish në +10 nga Bayern Munich që ndjek.
Gjithçka u bë e vështirë për Wolfsburg, pas daljes me karton të kuq të Jenz në minutën e 28’. Ky episod mesa duket vendosi dhe fatet e takimit.
Djemtë e Xabi Alonsos shënuan nga 1 herë për secilën pjesë, për të marrë 3 pikë në shtëpi. Granit Xhaka u aktivizua titullar dhe luajti të plotë këtë ndeshje, që mban “Aspirinat” në formën më të mirë.
Golat e ndeshjes: (VIDEO)
Poll