
Pjesa e parë / Gabala 1-1 Sabail (Goxha 4' / Ekstein 26')
Jurgen Goxha ka gjetur golin e parë me Gabalën në Azerbajxhan. Ish-mbrojtësi I Tiranës dhe Bylisit në Superligë ka shënuar në minutën e katërt për të tijtë, duke hapur ndeshjen. Për momentin është duke u zhvilluar pjesa e parë, me Sabail që ia ka dalë të barazojë ekipin e shqiptarit në të 26 minutë.
Titullar te Gabala, Goxha ia ka dalë më së miri të kthehet në versionin playmaker, duke kombinuar bukur me shokët e skuadrës, për të lëshuar një të majtë nga jashtë zone. Jo më kot mbrojtësi paguhet 100 mijë dollarë në vit, teksa është aktivizuar në 6 ndeshje këtë fillim sezoni.
Poll