
Liverpool ia doli të marrë tri pikë në “frymën e fundit” në transfertë me Wolves për javën e 15 në Premier League. Falë një goli të Origi në minutën e 94 të takimit, djemtë e Klopp dolën me kokën lartë nga transferta.
Një rast që ka bërë xhiron e botës është edhe ai i Diego Jotës. Sulmuesi i Liverpool kishte të gjitha shanset që në minutën e 60 të kalonte Reds në avantazh, ndërsa më herët kishte kaluar portierin.
Me portën që u sigurua nga dy mbrojtës, Jota gjuan dhe shënjestron njërin prej tyre, me pjesën tjetër të katërkëndëshit që ishte bosh. Raste të tilla do ishin bërë objekt debati edhe në ndeshjet mes miqve në kalçeto.
Poll