VIDEO/ Kur shokët i ke të “pashpirt”, MESSI, MBAPPE, NEYMAR dhe RAMOS shtrijnë përtokë HAKIMIN
Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra e PSG-së do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 18:00 në një ndeshje miqësore me yjet e Al Hilal dhe Al Nassr të Arabisë Saudite, ku kapiten i skuadrave arabe do të jetë Cristiano Ronaldo.
Një duel që padisktim pritet me mjaft interes nga mijëra tifozë që mund të shikojnë në “valsin’ e fundit mes tyre Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Por përpara këtij dueli, kampionët e francës po stërviten dhe në një video të postuar në rjretet sociale, yjet e parizienëve janë treguar të p”pashpirt” ndaj shokur të tij, gjë e cila është bërë menjëherë virale në internet.
Në këtë video shihet se si mbrojtësi maroken, Achraf Hakimi ‘trulloset’ nga bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Sergio Ramos dhe Neymar.
Ai s’mund ta marrë topin nga lëvizjet e shpejta që bënin bshokët e tij, prandaj pas disa sekondave shtrihet përtokë, pasi nuk mund të ndjekë më topin.