
Brazili dhe Peruja kanë marrë një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës Latine. Brazili mposhti 1-0 Kilin në stadiumin Olimpik të Rio de Janeiros, falë një goli të Lucas Paquetas në minutën e 46. Edhe pse me një lojtar më pak në fushë thuajse gjithë pjesën e dytë, brazilianët ia dolën të shkojnë më tej.
Fitore me penallti edhe për Perunë, që pas rezultatit 3-3 iu deshën edhe shtatë penallti (4-3) për të vijuar më tej. Paraguaji largohet kështu pas ruletës së penalltive, pas gjashtë golave në një ndeshje që dhuroi edhe dy kartona të kuq.
Poll