
Kroacia ka arritur të fitojë përballë Armenisë në ndeshjne e vlefshme për kualifikueset e Europianit të Gjermanisë. Kroatët fituan me rezultatin minimal 0-1 në transfertë.
Një ndeshje që u fitua me meritë, pasi ballkanasit ishin ata që dominuan sfidën nga fillimi e deri në fund. Një 3 pikësh mjaft i rëndësishëm për të besuarit e teknikut Dalic.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Andrej Kramaric në minutën e 14’. Me këtë fitore Kroacia kalon në vendin e parë me një ndeshje më pak se Turqia, por me pikë të barabarta.
Poll