Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Video/ Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri lëshon "bombën": Mund të përjashtohemi nga UEFA e FIFA

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri lëshon "bombën":

Për shkak të mungesës së infrastrukturës, Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është shprehur, se çështja e anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA mund të kthehet në rishqyrtim.

Mungesa e një stadiumi me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s mund ta penalizojë Federatën e Futbollit të Kosovës, duke ia rikthyer edhe një herë në tavolinë çështjen se a duhet apo jo Kosova të jetë anëtare e dy organizatave më të rëndësishme të futbollit evropian dhe botëror.

“Nëse ne ecim në këto ritme, deri në pafundësi, atëherë mund të shtohet edhe çështja e rishikimi të pranimit tonë. Nëse vazhdohet kështu, unë nuk shoh tjetër zgjidhje. Kjo nuk është që po dua të fus një presion tjetër, por kjo është e vërteta. Edhe është normale edhe logjike. Unë si i pari i interesuar për këtë çështje, mendoj që kjo është logjike dhe normale nëse na përjashtojnë, sepse nuk i kemi kushtet”, ka thënë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës për "Kallxo.com".

https://www.youtube.com/watch?v=ra0mVo0aHRs

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga