VIDEO/ Kombëtarja gjermane zyrtarizon trajnerin e ri
Shkruar nga NEWSPORT
Gjermania bëhet me trajner të ri dhe tashmë është zyrtare. Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Gjermane e Futbollit me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Ish-trajneri i Leipzig dhe Bayern Munchen do të jetë në pankinën e “Panzerave” deri në fund të Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet pikërisht në Gjermani. Nuk dihet nëse kontrata do të zgjatet, e cila mund të varet në varësi të paraqitjeve të ekipit.
Kujtojmë që Nagelsmann pason të shkarkuarin Hansi Flick, me këtë të fundit që nuk arriti të bënte mirë me ekipin katër herë Kampion Bote.