
Skënderbeu u shpall zyrtarisht kampion i sezonit 2022-2023 të Kategorisë së Parë. Korçarët zhvilluan një sezon me oshilacione që nisi jo në mënyrën më të mirë teksa në fazën e parë ishin pas Dinamos e Flamurtarit ndërsa në fazën e dytë përmbysën gjithçka.
Një faktor kryesor ishte dhe emërimi i trajnerit Ivan Gvozdenovic i cili ktheu gjithçka dhe bëri që korçarët të mos ndaleshin më drejt titullit të 4-të në histori të Kategorisë së Parë. Pas ndeshjes me Lushnjen, të mbyllur në barazim pa gola, lojtarët sëbashku me stafin orën medaliet dhe në fund ngritën lart edhe trofeun.
Poll