Saturday, February 4, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home SPORTMIX

VIDEO/ Kampionati Kombëtar i Futsallit në javën e dytë, protagonistët premtojnë një sezon plot emocione

05.12
in SPORTMIX, VENDI
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
VIDEO/ Kampionati Kombëtar i Futsallit në javën e dytë, protagonistët premtojnë një sezon plot emocione

Kampionati i Futsall

Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati Kombëtar i Futsallit 2022-2023 është në javën e dytë të këtij sezoni, që vjen ndryshe këtë herë me më shumë ekipe dhe futbollistë që janë bërë pjesë e këtij kompeticioni të organizuar nga FSHF.

Ekipet që marrin pjesë në këtë sezon të ri janë Eagles Land, Tirana Futsal, Forcat e Armatosura, Vllaznia, Diamant, Olimpik 1 Maji dhe Flamurtari, ndërsa janë luajtur edhe ndeshjet e javës së dytë të kampionatit.

Flamurtari Futsal mori fitoren e dytë radhazi në po kaq ndeshje, pasi mundi Forcat e Armatosura me rezultatin 7-3, duke ruajtur kreun e renditjes, ndërsa Tirana Futsal shijoi suksesin e parë sezonal, duke mposhtur Eagles Land 9-5 . Tre pikë të radhës edhe për Vllazninë, që triumfoi në shifrat 3-0 ndaj Olimpik 1 Maji e duke siguruar pikë të plota në këtë nisje të sezonit së bashku me Flamurtarin.

Kampionati do të zhvillohet me dy faza, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje e më pas do të vijojë edhe me fazën e play-off-it nga ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij kampionati që do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

Flasin protagonistët – Që prej startit, ky kampionat po tërheq interes të vazhdueshëm, teksa edhe tifozët po afrohen gjithnjë e më shumë duke ndjekur të shumtë në numër ndeshjet e kampionatit të futsallit.

Drejtor i Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri shprehet se përveç rritjes së pjesëmarrjes së skuadrave, synohet që të rritet edhe cilësia e këtij kampionati që po dhuron emocione dhe spektakël.

“Jemi në javën e dytë të kampionatit kombëtar të Futsallit, të këtij sezoni të ri që sapo ka nisur. Përgatitjet e ekipeve dhe organizimit të kompeticionit kanë shkuar mirë, kemi ekipe të reja pjesëmarrëse, teksa nga katër skuadra sezonin e kaluar në këtë sezon është dyfishuar numri. Presim një rivalitet goxha të madh, kemi lojtarë të rinj dhe lojtarë që e njohin dhe e pëlqejnë shumë disiplinën e futsallit.

Pretendojmë që nga viti në vit ekipet pjesëmarrëse të rriten ashtu si edhe cilësia e kampionatit, të kemi sa më shumë tifozë që ndjekin ndeshjet, duke marrë shkas që nga ndeshja e parë në Shkodër, Vllaznia-Diamanti, pallati i sportit për herë të parë u ringjall dhe iu rikthyen tifozët dhe pse jo pretendojmë që çdo javë të kemi një rritje të numrit të tifozëve dhe shikueshmërisë, sepse ky është sporti i surprizave. Shpresojmë shumë që ekipet të bëjnë një lojë sa më fair-play dhe deri në fund të fitojë më i miri”, – thotë Demneri në një prononcim për Fshf.org.

Edhe protagonistët kryesorë të ekipeve shprehen mjaft optimistë për ecurinë e kampionatit dhe shpalosin pretendimet e tyre sezonale.

“Eagles Land aderon prej dhjetë vitesh në Angli si ekip futbolli. Kemi dëgjuar që FSHF organizon një kampionat futsalli, por nuk kemi mundur të marrim pjesë në të kaluarën. Këtë vit jemi munduar që të financojmë sadopak për të krijuar një ekip dinjitoz me pretendimin për të qenë në katër ekipet e para të kampionatit. Shpresojmë që çdo vit të jemi pjesë e këtij kampionatit dhe urojmë që çdo gjë të shkojë mbarë. Kemi bërë një fazë përgatitore prej të paktën dy muajsh para kampionatit”, – thotë Trajneri i Eagles Land, Pëllumb Lala.

Ndërsa, futbollisti i Tirana Futsal, Blendi Gockaj, shpreson që edhe këtë sezon skuadra e tij të konfirmohet kampione e Shqipërisë dhe të ketë një përfaqësi dinjitoz në Champions League.

“Pas tre viteve ndërprerje më në fund kampionati i futsallit u rikthye sezonin e kaluar me pak ekipe, por këtë sezon ka marrë më shumë hov, më shumë pjesëmarrje. Shpresoj të bëhet një kampionat vërtetë i bukur këtë vit. Unë kam luajtur edhe jashtë vendit futsall, kam qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare, besoj se ky vit do të ketë më shumë frymëmarrje për futsallin në Shqipëri. E përfaqësuam Tirana Futsall dhe Shqipërinë denjësisht në UEFA Futsal Champions League, nuk arritëm të kualifikoheshim, por besoj se ekipi bëri shumë mirë, morëm 6 pikë dhe tani shpresojmë që ta mbajmë prapë kurorën e ekipit kampion të Shqipërisë”, – deklaroi Blendi Gockaj.

Pretendime të njëjta edhe për Diamant Futsal, që sipas futbollistit Guido Tepshi është forcuar në krahasim me sezonin e kaluar dhe ka synim të shkojë deri në finalen e madhe të të fitojë trofeun, teksa vlerëson edhe nivelin e kampionatit.

“Skuadra jonë merr pjesë për të dytën herë në këtë kampionat. Vitin e kaluar arritëm të shkonim deri në finale, ndërsa këtë sezon e kemi marrë shumë më seriozisht, pasi edhe konkurrenca është shumë më e fortë. Ekipet pjesëmarrëse janë shtuar në numër, ndërsa kemi dy muaj që përgatitemi për kampionatin. Besoj se jemi forcuar si ekip, jemi më mirë se vitin e kaluar. Synojmë të arrijmë sërish në finale dhe pse jo ta fitojmë titullin kampion dhe të bëjmë mirë në Champions League. Është një kampionat shumë i bukur, aq më tepër që këtë vit është rritur dhe numri i ekipeve. Mendoj që do të jetë akoma dhe më i bukur se sezoni i kaluar dhe shpresoj që numri i ekipeve pjesëmarrëse të rritet sërish dhe në sezonet në vazhdim të ketë sa më shumë pjesëmarrje në kampionatin e futsallit”, – theksoi Tepshi.

Sezonin e kaluar në këtë kampionat merrnin pjesë 4 skuadra, ndërsa këtë vit kem një dyfishim të numrit të ekipeve pjesëmarrëse, që do të thotë se në këtë edicion marrin pjesë 140 lojtarë, duke pasur kështu një pjesëmarrje të konsiderueshme në krahasim me sezonin e kaluar.



Tags: flamurtarifshfFUTSALLsportmixtiranavendivllaznia
Previous Post

FOTO/ Më i vlerësuari në Serie B, futbollisti i Kombëtares pjesë e formacionit të javës

Next Post

FOTOLAJM/ Kualifikohen për në fazën tjetër, Brazili ia dedikon fitoren legjendës PELE

Të Lidhura

Vllaznia dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë, zhvillohen takimet e gupmoshave U-19, U-17 dhe U-13
Moshat (U17-U19)

Moshat U17-19/ Tirana ndalet në barazim, Dinamo fiton derbin me Partizanin. 19 gola në 8 ndeshje (REZULTATET)

04.02
VOLEJBOLL/ Tirana e Partizani fitojnë lehtësisht, Erzeni mposht Teutën në derbi
SPORTMIX

VOLEJBOLL/ Tirana e Partizani fitojnë lehtësisht, Erzeni mposht Teutën në derbi

04.02
“Sylvinho do iu dërgojë në Europian dhe Botëror”, Karambeu: E kam ndjekur Shqipërinë, po punojnë për gjeneratën e re
FACENEWS

“Sylvinho do iu dërgojë në Europian dhe Botëror”, Karambeu: E kam ndjekur Shqipërinë, po punojnë për gjeneratën e re

04.02
Surpriza në javën e 6, Bylis katapultohet në renditje
KRYESORE

Zbuloni kalendarin e Kategorisë Superiore për tre javët e ardhshme

04.02
ZYRTARE/ Lushnja prezanton 7 afrimet e merkatos, gati për kthesën në kampionat
KATEGORIA I

ZYRTARE/ Lushnja prezanton 7 afrimet e merkatos, gati për kthesën në kampionat

04.02
Tirana sfidon Egnatian në Rrogozhinë, “Fanaticsat”: Mbështetje maksimale drejt rrugës për titullin e 30-të
SUPERIORE

Tirana sfidon Egnatian në Rrogozhinë, “Fanaticsat”: Mbështetje maksimale drejt rrugës për titullin e 30-të

04.02
Përballje “jetike” me Laçin, Partizani jep lajmin e rëndësishëm për tifozët
KRYESORE

Përballje “jetike” me Laçin, Partizani jep lajmin e rëndësishëm për tifozët

04.02
Shkëlqeu me Skënderbeun në Superiore, mesfushori i talentuar ndryshon ekip
BOTA

Shkëlqeu me Skënderbeun në Superiore, mesfushori i talentuar ndryshon ekip

04.02
Load More
Next Post
FOTOLAJM/ Kualifikohen për në fazën tjetër, Brazili ia dedikon fitoren legjendës PELE

FOTOLAJM/ Kualifikohen për në fazën tjetër, Brazili ia dedikon fitoren legjendës PELE









Të Fundit

VIDEO/ Ngec Atletico Madrid, Getafe “zhytet” në fundin e tabelës

VIDEO/ Ngec Atletico Madrid, Getafe “zhytet” në fundin e tabelës

04.02
Agjenti i Berishës: Etriti është lojtar për Serie A, Torino nuk u tregua korrekte

“Sirena” turke për Etrit BERISHËN, Torinos i “peshon” shumë rroga e gardianit

04.02
Vllaznia dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë, zhvillohen takimet e gupmoshave U-19, U-17 dhe U-13

Moshat U17-19/ Tirana ndalet në barazim, Dinamo fiton derbin me Partizanin. 19 gola në 8 ndeshje (REZULTATET)

04.02
VOLEJBOLL/ Tirana e Partizani fitojnë lehtësisht, Erzeni mposht Teutën në derbi

VOLEJBOLL/ Tirana e Partizani fitojnë lehtësisht, Erzeni mposht Teutën në derbi

04.02
VIDEO/ “BOOM-BOOM” Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën në Poloni

VIDEO/ “BOOM-BOOM” Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën në Poloni

04.02
“Sylvinho do iu dërgojë në Europian dhe Botëror”, Karambeu: E kam ndjekur Shqipërinë, po punojnë për gjeneratën e re

“Sylvinho do iu dërgojë në Europian dhe Botëror”, Karambeu: E kam ndjekur Shqipërinë, po punojnë për gjeneratën e re

04.02
Surpriza në javën e 6, Bylis katapultohet në renditje

Zbuloni kalendarin e Kategorisë Superiore për tre javët e ardhshme

04.02
ZYRTARE/ Lushnja prezanton 7 afrimet e merkatos, gati për kthesën në kampionat

ZYRTARE/ Lushnja prezanton 7 afrimet e merkatos, gati për kthesën në kampionat

04.02

Cila skuadër e Superiores ka më shumë nevojë për merkato në janar për objektivat sezonalë?

View Results

Loading ... Loading ...
Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Newsport.al

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Menu

  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In