Milan 0-1 Juventus
Superndeshja e javës në Serie A, Milan – Juventus përfundon me fitoren e bardhezinjve të cilët mposhtën kuqezinjtë me rezultatin 0-1. Autor i golit të vetëm për ‘Zonjën’ ishte Manuel Locatelli. Një ndeshje ‘ters’ për ‘Djallin’ i cili e pa veten me 10 lojtarë që në pjesën e parë pas një faulli si lojtar i fundit i Thiaë. Me këtë fitore, Juventus shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 3-të, 1 më pak se Milani dhe 2 nga Interi.
Formacionet Zyrtare:
Milan (4-3-3): Mirante; Calabria, Thiaw, Tomori, Florenzi; Musah, Adli, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao. Trajner: S. Pioli.
Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Weah, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Kean, Milik. Trajner: M. Allegri.
Goli i Locatellit:
Karton i kuq i Malik Thiaw: