
Barcelona ka fituar 0 me 1 pjesën e parë në transfertën e Atletico Madrid. Mjaftoi goli i Joao Felix në minutën e 38’, që blaugranët të shkonin të qetë në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë trajneri i katalanasve Xavi Hernandez është larguar me karton të kuq, pasi mori 2 të verdhë brenda 3 minutave për protesta.
Kujtojmë se Joao Felix është në huazim nga Atletico Madrid te Barcelona. Sulmuesi portugez duhet të rikthehet te Atletico në fundin e sezonit.
Goli i shënuar gjithsesi nuk lë vend për koment. Joao Felix nuk mund të gabonte pas asistimit perfekt nga Lewandowski në zonë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 29’ të LaLigas. Në rast se fiton, Barça do të mbajë e vetme vendin e dytë duke qenë 8 pikë larg Real Madrid. Në anën tjetër Atletico do të mbetet jashtë zonës së Champions League me 1 pikë më pak se Athletic Bilbao.
Goli i shënuar nga Joao Felix: (VIDEO)