
Arabia Saudite festo ditën e sotme 300 vjetorin e krijimit të saj. Si një ditë feste në Arabi janë zhvilluar edhe festime. Cristiano Ronaldo që luan me skuadrën e Al Nassr iu bashkua këtyre festimeve, ndërsa veshur mbante edhe veshje tradicionale.
CR7 ishte së bashku me drejtuesit e klubit të Al Nassr, trajnerin Garcia dhe shokët e tij të skuadrës. Ronaldo u shfaq i buzëqeshur gjatë gjithë kohës, duke shijuar këtë organizim.
Pas Leo Messi, i cili në ceremoninë e kurorëzimit si kampion bote, veshi “Bishtin”, një tunikë që tregon mirëqenie dhe status të lartë shoqëror, ishte radha e Ronaldo-s të vishet dhe të festojë si një sheik.
https://youtu.be/IGvRzy4u7Ao
Poll