
Jurgen Bardhi ka arritur të bëhet protagonist në ndeshjen e ditës së sotme të ekipit të tij Ankara Keciorengucu përballë Eyupspor në ligën e dytë turke. Ish-lojtari i Partizanit ka dhuruar asistin në golin e fitores që përmbysi ndeshjen në 2-1. Bardhi e nisi si titullar kete takim sebashku me sulmuesin e kombetares shqiptare Bekim Balaj.
Në minutën e 71’ mesfushori u gjet i vetëm në krahun e majtë të zonës dhe i dhuroi një gol “falas” shoku të skuadrës i cili me portën gjysmë të boshatisur nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Ky asist i bashkohet katër të tjerëve këtë sezon për Bardhin në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Poll