Eraldo Çinari është një nga liderët e Shkëndijës së Tetovës. Ish-lojtari i Partizanit ishte protagonist në fitoren e kuqezinjve kundër Rabotnicki. Shkëndija fitoi me rezultatin e pastër 2-0.
Çinari arriti të dhuronte “show” në minutën e 59-të të takimit. Shkodrani dhuroi asistin për Shalën, me këtë të fundit që çau rrjetën e kundërshtarëve.
27-vjeçari ia ka dalë që të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 2 asiste në 14 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon.