Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Interin s’e nxjerr as Asllani nga kriza, përmbyset nga Roma në Milano

Shkruar nga NEWSPORT

FT / Inter 1 - 2 Roma (Dimarco 30' / Dybala 39', Smalling 75')

Inter ka humbur 1-2 me Romën në “Giuseppe Meazza”. Sfida e javës së tetë në Serie A është përmbysur nga miqtë e drejtuar prej Mourinhos.

Të parët në avantazh kanë kaluar zikaltërit me Dimarco në minutën e 30, para se Dybala të vendoste ekuilibrat nëntë minuta më vonë. Në pjesën e dytë, 15 minuta nga fundi i ndeshjes, Smalling do gjente golin e avantazhit për Romën, që në fund siguroi tri pikët për verdhekuqtë.

Në tetë javë kampionat, Inter ka katër fitore dhe katër humbje duke mbajtur vendin e 7 në klasifikim me 12 pikë. Nga ana tjetër, Roma fiton pas pesë vitesh me Inter në transfertë, duke marrë tri pikë me vlerë për vendin e katërt me 16 pikë.

Serie A, java 8 - 18:00

Stadiumi: Giuseppe Meazza, Milano

Arbitër: Davide Massa

Formacionet zyrtare:

INTER (3-5-2): Handanovic; Acerbi, Skriniar, Bastoni; Dumfries, Dimarco, Asllani, Barella, Calhanoglu; Dzeko, Lautaro Martinez Trajner: Inzaghi

ROMA (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Spinazzola; Zaniolo, Pellegrini; Dybala Trajner: Mourinho

Komenti minutë pas minute:

90+7' Mbyllet 1-2 ndeshja.

90' Pesë minuta shtesë.

77' Asllani i bën vend Mkhitaryan.

75' GOOL! Smalling kalon Romën në avantazh, verdhekuqtë përmbysin ndeshjen pas një goditje dënimi. Krosimi i Pellegrinit shfrytëzohet mirë nga mbrojtësi.

 

66' Fantastik Asllani, goditja nga 20 metra e elbasanasit kalon ngjitur me shtyllën pingule të Rui Patricio, sfera prek rrjetën e jashtme.

 

63' Calhanoglu tund portën e Romës, shtyllë e Inter.

 

58' Dybala del nga loja i dëmtuar, në vend të tij Abraham.

46' Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

39' GOOL! Dybala barazon shifrat në 1-1.

 

38' Asllani perfekt kundër Zaniolo.

 

30' GOOL! Dimarco kalon Inter në avantazh pas një aksioni model. Kombinim perfekt mes Asllanit, Barelles dhe Dimarco.

 

10' Dzeko kalon Interin në avantazh, VAR anullon gjithçka për pozicion jashtë loje.

 

4' Shasni i parë i takon Inter, devijimi i Lautaro shkon në duart e Patricio.

 

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga