Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Inter ngec ndaj Lyon, ka minuta dhe për Kristjan Asllanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Inter ngec ndaj Lyon, ka minuta dhe për Kristjan Asllanin

INTER - LYON 2-2
Ndeshje miqësore

Pjesa e dytë

90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.

89'- Asllani provon me një goditje në hyrje të zonës, por sfera devijohet nga mbrojtësi i Lyon

65'- Inter barazon shifrat. Super asist nga Lautaro Martinez për Barelën. Ky i fundit nuk gabon përballë portierit francez duke cuar topin në rrjetë.


52’- Inter ngushton diferencën. Romelo Lukaku shënon golin e parë për Interin. Belgu gjuan bukur me kokë duke ndëshkuar francezët.


50’- Inter pëson golin e dytë. Një pakujdesi në mbrojtje e zikaltërve bën që francezët të përfitojnë. Gjuajnë pranë portës, por fillimisht topi ndalet nga shtylla. Ndërsa Cherki i ndodhur fare pranë vijës fatale çon sferën në rrjetë.  

Pjesa e parë

Ka përfunduar me rezultatin 0-1 pjesa e parë e ndeshjes, Inter – Lyon. Zikaltërit nuk kanë mundur të triumfojnë në 45 minuta, teksa Lacazette i ka ndëshkuar në minutën e 31-të. Edhe pse skuadra e Inzaghit u mundua të reagojë, francezët ishin më të vendosur në fushë për të marrë maksimumin në këtë pjesë të parë.

Në këtë sfidë miqësore nuk kanë munguar as kartonët e verdhë. Plot 3 për Interin, ndërsa dy për Lyon. Tashmë skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes për të nisur më pas pjesën e dytë pas 15 minutash. Pritet me interes të shihet nëse do të aktivizohet ose jo mesfushori Kristjan Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga