Indrit Tuçi ka shënuar në kampionatin kroat në ndeshjen e luajtur ndaj Sibenik. Sulmuesi kuqezi zhbllokoi sfidën në minutën e 68 ku në hyrje të zonës goditi tokas për të mposhtur portierin kundërshtar. Fatkeqësisht, goli i 22-vjeçarit nuk mjaftoi për Lokomotivën teksa pësuan në fund të ndeshjes dhe dalin nga fusha me 1 pikë.
Ish-sulmuesi i Shpresave ka zhvilluar 10 ndeshje këtë sezon duke shënuar 2 gola dhe dhuruar një asist. Tuçi i bashkohet legjionarëve të tjerë si Sadiku, Muçi, Papa, Rroca, Mehmeti etj që po shënojnë me ekipet e tyre dhe presin një ftesë nga Kombëtarja për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite.
GOLI I INDRID TUÇI: