
Flamurtari është në pikë të hallit këtë sezon. Skuadra vlonjate renditet në vendin e fundit këtë sezon dhe është një nga ekipet prentendete për të rënë një Kategori më poshtë. Problemet financiare janë arsyea kryesore që Flamurtari gjendet në këtë situatë që është tani. Një nga ekipet që ka shkruajtur historinë e futbollit shqiptar tashmë renditet në vendin e fundit dhe nuk është çudi që sezonin tjetër të luajë në Kategorinë e Parë.
Dikur shkruanin histonin në Ligën e Europës duke mundur Partizanin e Beogradit dhe duke barazuar me Barcelonën në Shqipëri, ndërsa ditën e nesërme do të luajnë një ndeshje deçizive për mbijetesë, çfarë paradoksi. Dikur Flamurtari jepte leksion futbolli ekipeve si Barcelona, ndërsa tani lufton për mbijetesë.
Në video e më poshtme mund të shikoni pamje nga ndeshjet ndaj Barcelonës e mbyll në barazim 1-1 dhe ndaj Partizanit të Beogradit, ku Flamurtari arriti të kalonte në turin tjetër. Emra si Vasil Ruci, Sokol Kushta, Gjondedaj, Taho etj I jepnin leksion futbolli Barcelonës me një stadium të tejmbushur maksimalisht. Video e publikuar nga Malko Durmishi nuk ka nevojë për komente ndërsa Flamurtari i sezoneve të fundit është shumë larg atij Flamurtari të dikurshëm.