
Udinese dhe Sassuolo janë ndalur në barazim 2-2 mes tyre në sfidën e javës së 22-të të Serie A. Një duel që nisi menjëherë me gol, me vendasit që zhbllokuan rezultatin që në sekondat e parë të takimit.
Udogier do të gjente rrugën e rrjetës për t’i dhënë këshut avantazhin të tijve, teksa goli i barazimit nuk do të vononte gjithsesi. Në minutën e 6-të Matheus Henrique do të vendoste baraspeshën në “Dacia Arena”.
Mesfushori i kombëtares shqiptare do të hynte në fushën e lojës që në minutën e 12-të, pasi do të zëvendësonte kështu Berardin, i cili pësoi një dëmtim. Nedim Bajrami do të ishte menjëherë protagonist, teksa nga këmbët e tij do të nisnin edhe aksionet e të tijve.
Ish-lojtari i Empolit gatoi edhe golin e dytë të Sassuolos në sekondat e fundin të pjesës së parë. Goditja e fortë e Bajramit do ta detyronte Perez të shënonte në portën e tij, teksa padiskutim meritat kryesore për barazimin 2-2 i ka fantazisti i kombëtares tonë.
Deri në fund kjo sfidë nuk do të prodhonte mëë gola, me Bajramin që do të vazhdonte mme paraqitjen e tij pozitive, duke fituar kështu ndalëngadalë edhe besimin e trajnerit të Sassuolos.
Pas këtij barazimi Sassuolo shkon në kuotën e 24 pikëve në vendin e 15-të, ndërsa udinese renditet e 8-ta me 30 pikë.
Goditja e Bajramit që detyron Perez të shënojë në portën e tij: