
Gardiani i portës së Manchester United, David de Gea, ditën e djeshme festoi 29 vjetorin e ditëlindjes së tij dhe mediat në Angli i kushtuan një vëmendje të veçantë portierit spanjoll.
Në Angli, çdo ditë dhe më shumë, De Gea-s janë duke i këshilluar që një largim nga "djajtë e kuq" do të ishte në shërbim të tij. 29 vjeçari para disa sezonesh ishte në majën e futbollit, duke u konsideruar si një nga portierët më të mirë të botës, sëbashku me gjermanin Neuer.
Por qëndrimi tek United dhe performancat e dobëta të skuadrës, kanë bërë që De Gea edhe pse me talent dhe një portier fantastik të qëndroj në hije.
Më poshtë do të gjeni disa nga pritjet më të mira të portierit, në UEFA Champions League. Video është e krijuar nga vetë UEFA për ditëlindjen e De Gea-s.