
Braziliani që ndër vite ka treguar vlerat e tij duke arritur të përfaqësojë dhe kombëtaren në Kupën e Botës.
Format e tij fizike janë ato që kanë spikatur në karrierën e tij e cila karakterizohej nga gjuajtja e tij potente. Hulk nuk arriti kurrë të transferohej në një ekip të madh europian, ku Porto dhe Zenit ishin ekipet e vetmë që luajti në Europë.
Hulk gjatë testeve mjekësore për sezonin e ri me Atletico Mineiro tregoi të gjithë forcën e tij.
Sulmuesi brazilian 36-vjeçar, u tregua në formë të shkëlqyer dhe për pak sa nuk grisi fanellën me forcën që ushtronte.
Hulk ka luajtur 114 ndeshje për Atletico Mineiro, ku shënoi 65 gola dhe kontribuoi me 18 asistime.
VIDEO:
Poll