Nations League ka mbyllur pjesët e para në Ligën A, C dhe D. Në 45 minutat e para ka pasur disa surpriza, aty ku bie në sy barazimi 2-2 i Turqisë në shtëpi me Luksemburgun.
Kanë qenë miqtë që kanë befasuar turqit të Stamboll me dy gola, teksa Turqia ia ka dalë të barazojë. Belgjika në 45 minuta e para po fiton 2-0 me Uellsin, me gola të De Bruyne dhe Batshuayi.
Kroacia po barazon 0-0 me Danimarkën, Franca dhe Austria gjithashtu po barazojnë 0-0, ndërsa Polonia po humbet 0-1 në shtëpi me Holandën. Një gol i Gakpo në minutën e 14 ka tërbuar polakët, me miqtë që kanë shënuar me “tiki-taka”.