La Liga është mbyllur me rezultatin surprizues të madrilenëvë, të cilët tashmë shikojnë Barcelonën nga poshtë. Vallecano e Ivan Balliut ka dhënë një leksion të vlefshëm Real Madrid duke e mposhtur me shifrat 3-2.
Një ndeshje e cila dhuroi shumë emocion, pasi në 45 minutat e para u realizuan plot 4 gola duke u mbyllur në barazim 2-2. Real Madrid falë një gabimi në zonë të Carvajal, i cili prek topin me dorë VAR nuk vonon dhe akordon penallti për Rayo ku pasi përsëritet për herë të dytë topi ndalet në rrjetë.
Rayo Vallecano 3-2 Real Madrid (Comesana 5', Garcia 44', Trejo 67'/ Modric 37', Militao 41')
La Liga, Java 13
Stadiumi: Estadio de Vallecas
Gjyqtar: Juan Martinez Munuera
Formacionet Zyrtare:
Rayo Vallecano (4-2-3-1) - Dimitrievski; Balliu, Lejeune, Catena, Garcia; Valentin, Comesana; Palacon, Trejo, A. Garcia; Camello. Trajner: Andoni Iraoila
Real Madrid (4-3-3) - Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Valverde, Tchouameni, Modric; Asensio, Rodrygo, Vinicius Jr. Trajner: Carlo Ancelotti
Komenti minutë pas minute:
90'+8' Mbyllet sfida
67' VAR shikon diçka të parregullt, penalltia përsëritet. Trejooo trefishon shifrat, Realit i vështirësohet çdo gjë
66' Trejo humbet penalltinë, Carvajal largon topin në korne
64' Carvajal prek topin me dorë, Rayo proteston për penallti, duhet ndihma e VAR
46' Starton pjesa e dytë
45'+2' Mbyllet pjesa e parë
44' Garcia realizon golin e dytë për Rayon, e pabesueshme çfarë ndodh në "De Vallecas"
41' Miliato përmbys shifrat, Real tregon forcën e tij
37' Një ndërhyrje e gabuar ndaj Asensio, sjell 11 metërsh për Real Madrid. Modric nuk gabon duke realizuar
5' Comesana sjell avantazhin, Rayo trondit madrilenët
1' Fillon ndeshja, Reali në kërkim të fitores së rradhës