Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Haaland acarohet në fushë pas golit të Salah, veprimi i sulmuesit bëhet viral në internet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Haaland acarohet në fushë pas golit të Salah, veprimi i

Liverpool arriti një fitore bindëse në Champions League, ndaj Salzburg 0-2. Për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp sfida duhej fituar medoemos pasi në të kundërt me shumë mundësi do të ishin jashtë Champions League dhe për këtë tekniku gjerman nga minuta e parë hodhi në fushë formacionin më të mirë.

Nga ana tjetër sulmuesi i talentuar i Salzburg në një intervistë para pak ditësh u shpreh se Salzburg do të fitonte ndaj Liverpool me rezultatin 3-1, ku të tre golat do të shënoheshin nga vetë ai. Në këtë mënyrë sipas tij ata do të kualifikoheshin në 1/16 e Champions League.

Megjithatë kampionët në fuqi të Evropës nuk toleruan aspak duke mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë me golat e Keita dhe Salah. Ishte pikërisht goli i dytë i shënuar nga Salah ai i cili solli dhe reagimin e sulmuesit Haaland, i cili shpresonte shumë tek një fitore.

Duke parë golin e shënuar nga Salah, Haaland përplasë në tokë i mërzitur shishen e ujit. Momenti është kapur nga kamerat në stadium dhe tashmë është duke bërë xhiron e botës.

https://twitter.com/GMS__Football/status/1204492597772869632
https://twitter.com/FTalentScout/status/1204117997658484737
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga