Një gol aspak i zakontë është shënuar në ndeshjen mes Pachukas dhe Pueblas në ligën elitare të Meksikës. Ndeshja që përfundoi 1-3 për miqtë nga Puebla ka parë një gol nga 80 metra, me portierin vendas që kishte dalë në sulm për të barazuar shifrat nga goditja e këndit.
Në minutën e fundit, një topi I fituar nga Rejas është goditur drejt portës kundërshtare nga 80 metra, duke përfunduar në rrjetë. Gëzimi më I madh ishte për mënyrën e golit sesa për rezultatin final 1-3. Portieri Ustari duket se është më I trishtuari në këtë rast, teksa ka pësuar një gol nga 80 metra largësi.