Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ GOL pas 120 minutash, Inter fiton në limite ndaj Juventus dhe merr trofeun e Superkupës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ GOL pas 120 minutash, Inter fiton në limite ndaj Juventus dhe merr

FT Inter 2 - 1 Juventus ( L. Martinez 34' (p) , Sanchez 120' / Mc Kennie 25' )

Inter ia ka dalë të mposhtë 2-1 Juventus pas 120 minutash dhe të çojë trofeun e Superkupës së Italisë. Ndeshja është vendosur nga goli në limitet e ndeshjes nga Sanchez, teksa të gjithë prisnin penalltitë në finalen e këtij kompeticioni në San Siro.

Aksioni i fundit ka qenë deçiziv, me sulmuesin zikaltër që ka përfituar edhe nga pakujdesia e mbrojtjes së Zonjës. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me dy skuadrat që kanë dashur të shmangnin gabimet.

Gjithçka është hapur nga McKennie në të 25 minutë, teksa Lautaro ka barazuar për Inter në minutën e 34 nga pika e bardhë e penalltisë. 90 minutat janë mbyllur 1-1, me skuadrat që iu drejtuan shtesës. Vetëm në limite, goli i Sanchez i jep Inzaghit trofeun e parë në pankinën zikaltër.

VIDEO:

120' Sanchez gjen golin në limite dhe i jep Inter trofeun e Superkupës.

105' Pas shtesës së parë ndeshja vijon 1-1.

90+4' Koha e rregull përfundon 1-1. Sfida shkon në shtesë, dy herë nga 15 minuta.

90' Katër minuta shtesë.

85' Ndeshja duket se do shkojë me shtesë.

70' Skuadrat tregohen të kujdesshme mos pësojnë.

45' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

34' Martinez barazon finalen nga 11 metra. Ndërhyrja e De Sciglio cilësohet e parregullt, me duelin që vendoset në ekuilibër.

25' Mc Kennie kalon në epërsi Zonjën pas një goditje me kokë. Festë bardhezi në Milano.

Formacionet zyrtare:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Perisic; Dzeko, Lautaro

JUVENTUS (4-3-3): Perin; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot; Bernardeschi, Morata, Kulusevski

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga