Amir Rrahmani u kthye në protagonistin absolut të ndeshjes Napoli – Salernitana. Kapiteni i Kosovës shënoi golin e fitores 2-1 në fund të takimit e më pas shpërtheu në festën e çmendur së bashku me lojtarët e tjerë dhe tifozët në tribuna.
Ky ishte goli i tij i parë për këtë sezon dhe vjen në kohën e duhur teksa vlen plot 3 pikë që janë jetike për kampionët në fuqi të Italisë. Në përfundim të ndeshjes, mbrojtësi u vlerësua me notën 8.2, e dyta më e larta pas kapitenit Di Lorenzo, 8.3.
Goli i Rrahmanit e ngjit Napolin në vendin e 5-të me 31 pikë, por Atalanta, Lazio e Roma kanë një ndeshje për të zhvilluar.
Goli i Rrahmanit: VIDEO
Poll