
Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca ka qenë sërish protagonist me skuadrën e Isanbulspor që fitoi ditën e sotme 3-0 ndaj Eskisehirspor. Fillimisht ishte Abazaj që shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 21-të duke goditur "fluturimthi" me topin që u ndal në rrjetë.
Në pjesën e dytë ishte mesfushori Eduart Rroca që dhuron një assist fantastik për Diouf Papa që shënoi golin e dytë të ndeshjes. Në fund ishte Ergun që shënon edhe golin e 3-të nga penalltia duke vulosur fitoren në 3-0 e dukë marrë fitoren e radhës. Me këtë 3 pikësh Istanbulspor renditet në vendin e dytë me 16 pikë në ligën e parë turke.
Poll