
Klubi spanjoll i Malagas ku aktivizohet Keidi Bare dhe Armando Sadiku në ndeshjen e sotme ndaj Numancias ka bërë gjestin fantastik duke dal në fushë me bluzat ku shkruhet: "Lutuni për Shqipërinë".
Malaga luan ndaj Numancia në transfertë, sfidë e vlefshme për kampionatin "La Liga 2'', si dhe dy shqiptarët Bare e Sadiku e nisin ndeshjen të dy titullar.
Në momentin e zakonshëm të daljes së skuadrave në fushë, i gjithë klubi I Malagas ka qenë me bluza të shkruara "Pray For Albania", ndërsa në tunel Bare dhe Sadiku shiheshin tepër të emocionuar. Ndërsa klubi i Numancia e gjetur e papërgatitur është shprehur në Twitter se e mbështeste këtë iniciativë.
Ndeshja është duke u zhvilluar dhe momentalisht është me rezultatin 0-0.