
Girona është skuadra që po bën ligjin në La Liga. Fitorja së fundmi me Barcelonën 2 me 4, në shtëpinë e këtyre të fundit, e tregon më së miri.
Tashmë Girona renditet e para në Spanjë me 41 pikë, 2 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë. Në anën tjetër Barcelona renditet e katërta me 34 pikë, po aq sa Atletico Madrid.
Goli i parë në ndeshjen me Barcelonën u shënua nga Dovbyk në pjesën e parë. Lewandowski barazoi 7 minuta më vonë, por Girona ia doli të kthehet sërish në avantazh me Gutierrez në fundin e pjesës së parë.
Pjesa dytë u dominua nga Barcelona, por ishte Girona që gjeti të tretin në minutën e 80. Dhe pse Barcelona nuk u dorëzua duke ngushtuar shifrat në 3 me 2 me Gundogan në minutën e 92’, ishte Girona që shënoi sërish për të vulosur gjithçka në 2 me 4.
Pjesa e parë
Goli i parë: (VIDEO) Goli i dytë: (VIDEO) Goli i tretë: (VIDEO)
Pjesa e dytë
Goli i katërt (VIDEO) Goli i pestë: (VIDEO) Goli i gjashtë: (VIDEO)