
Përfaqësuesja e Algjerisë nuk arriti të shkojë më tej në Botërorin "Rusi 2018", kjo ka bërë që gjërat të mos shkojnë mirë brenda ekipit. Pasojat më të mëdha po i vuan trajneri i përfaqësueses algjeriane, Rabah Madjer.
Në një konferencë të mbajtur sot para gazetarëve, trajneri ka reaguar mjaft çuditshëm kur është pyetur nga gazetarët lidhur me skualifikimin nga Botërori. Ndërkohë që gazetari e ka "thumbuar" me pytje, trajneri Madjer ka reaguar çuditshëm.
"Djebor je gazetar? Ju jeni armiku i ekipit kombëtar. Pusho! Pusho! Pusho! Pushooooo...Largohuni dhe na lër rehat të bëjmë punën tonë", ka qenë reagimi i trajnerit. Nga ana tjetër gazetari ka vazhduar: "Ju jeni trajneri i ekipit kombëtar dhe ju duhet t'i përgjigjeni pyetjeve tona. Ju nuk pranoni kritika dhe ne nuk jemi këtu për të qenë kujdestari juaj. Kë po quan armik?!", është shprehur gazetari pas reagimit të çuditshëm të trajnerit të Algjerisë.