
Hakan Calhanoglu ka mbërritur pak minuta më parë në Milano. Mesfushori pas mbylljes së EURO 2020me Turqinë tashmë ka vendosur të ardhmen e tij dhe do të luajë për Interin. Marrëveshja është mbyllur ditën e djeshme, ndërsa nesër lojtari do të kryejë vizitat mjekësore me zikaltërit.
Calhanoglu nuk ka pritur për aventurën e tij të re dhe ka mbërritur që sot në Milano dhe nesër pas testeve do të firmosë një kontratë për 3 sezone me Interin me pagë 5 milionë euro në sezon dhe do të bëhet kështu goditja e parë e zikaltërve në merkato.
Poll