
Gana nuk arriti të merrte nje rezultat pozitiv në sfidën ndaj Portugalisë, ku u mund me shifrat 3-2. Penallti e Ronaldos në pjesën e dytë zhbllokoi shifrat e takimit, por pelemikat mbi vendimin e gjyqtarit ishin të shumta.
Dy trajnerët kanë debatuar në distancë për këtë vendim. Ganezët ndihen të vjedhur nga arbitri, ku trajneri Addo, nënvizon faktin që kjo u dha vetëm se ishte Ronaldo. Në anën tjetër Santos, fajson arbitrin për një faul ndaj Felix, po i jep të drejtë mbi vendimin e kryesorit.
Deklaratat e dy trajnerëve në fundin e ndeshjes:
Otto Addo: “Plani i lojës nga ana jonë ishte i mirë, por arbitri dha një penallti të paqenë për Portugalinë. Penalltia nuk ishte, të gjithë e panë sesi veproi Salisu ndaj Ronaldos. Pse e dha? Se është Ronaldo apo diçka tjetër?!”
Fernando Santos: “Unë mendoj se nëse ekipi i VAR do të kishte shikuar të aryeshme se arbitri duhej të konsultohej me VAR-in, ata do ta kishin thërritur atë. Gjithashtu mendoj se Joao Felix u pengua në mënyrë të gabuar, prisja që arbitri të kontrollonte VAR-in por ai nuk e bëri. Nuk mendoj se ka pasur një thirrje nga VAR do të ishte e nevojitej për arbitrin."
VIDEO: