
Arsenal u mposht në transfertën e Fulham në ndeshjen e vlefshme për javën 20-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Craven Cottage”, përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.
Ishte Arsenal që kaloi në avantazh me Saka, por Fulham përmbysi gjithçka me Jimenez dhe De Cordova. Pas kësaj disfate, “Topçinjtë” mbeten në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Fulham ngjitet në vendin e 13-të me 24 pikë të grumbulluara.
Golat e sfidës Fulham – Arsenal. (VIDEO)
Në ndeshjen tjetër Tottenham fitoi bindshëm në shtëpi 3-1 përballë Bournemouth. Golat për “Spurs” u shënuan nga Sarr, Son dhe Richarlison, ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Scott. Pas kësaj fitoreje, Tottenham shkon në vendin e pestë me 39 pikë, vetëm 3 larg Liverpoolit kryesues dhe vetëm 1 pikë më pak se Arsenal i vendit të katërt.