
Franca mbylli aventurën e saj në Kupën e Botës duke u renditur në vendin e dytë, pasi u mposht nga Argjentina në finale.
Kombëtarja franceze ka arritur në shtëpi. Mijëra tifoz kanë mbushur sheshin e Parisit, ku në “Pallatin Konkord” lojtarët kanë përshëndetur të gjithë tiofzët e tyre.
Deschamps dhe Lloris kanë qenë të parët të cilët janë shfaqur në ballkon për të përshëndetur tifozët e shumtë në numër.
Më shumë se 10 mijë njerëz janë gjendur në rrugët e Parisit për të brohoritur lojtarët e tyre. Për 18 minuta në mes të ftohtit tifozët e shumtë duartrokitën kombëtaren e tyre, ndërkohë që lëshuan shumë thirrje motivuese për Mbappe dhe Giroud.
Thuram ishte i vetmi nga të gjithë lojtarët që pas largimit u rikthye për të duartrokitur dhe njëherë tifozët e shumtë.
VIDEO: