Incidente të rënda nga tifozët miq kanë ndodhur në sfidën e Kupës së Argjentinës, mes Boca Juniors 3-2 Quilmes. Në minutën e 75 të ndeshjes, tifozët miq kanë nisur hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të tifozëve vendas.
Kaq është dashur që situata të merrte vëmendjen e arbitrit, që ka ndalur ndeshjen për më shumë se 20 minuta. Kordoni i policisë dhe ndërhyrja e tyre bënë që turma të sprapsej drejt vendeve të tyre.
E çuditshme nga tifozët miq, që i prishën punë skuadrës së tyre në momentin që Quilmes po bënte lojë të mirë dhe mund të çonte ndeshjen në shtesë.
Veç ndaljes së ndeshjes, tifozët e Quilmes goditën me gur në kokë edhe shefin e delegacionit të klubit të tyre, Pablo Otero, që u dërgua për mjekim në ambulancë.
Kjo dhunë e pashembullt ka rikthyer edhe njëherë pamjet e shëmtuara në futbollin argjentinas, duke u dënuar nga të gjitha instancat.