
Flamengo ia ka dalë të kalojë në finalen e botërorit të klubeve, me një fitore 3-1 ndaj Al-Hilal. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh, duke të krijuar përshtypjen e një surprize të mundshme. Në fillimin e pjësë së dytë, De Arrascaeta barazoi gjithçka duke i dhënë ''zemër'' Flamengos.
Në minutën e 78-të, Henrique kaloi Flamengon në avantazh dhe tani mbetej vetëm administrimi i rezultatit. Ekipi nga Brazili nuk u ndal me kaq, duke shënuar edhe të tretin me Albulayhi. Në finale, Flamengo do përballet me fituesin e Monterrey-Liverpool. Se kush do ia dalë të fitojë trofeun, mbetet të shihet.
Poll